Secondary Adv

Rama në prezantimin e pr.buxhetit 2026: 1.7 mld euro plus për pensionistët

Kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim në njësinë në 3 në Tiranë në kuadër të prezantimit të projektbuxhetit 2026.

Nga njësia nr. 3, ku po zhvillon një takim në kuadër të prezantimit të projektbuxhetit 2026, kryeministri Edi Rama tha se gjatë këtij mandati do të angazhojnë 1.7 miliardë euro për pensionistët. Kjo do të vijë gjatë gjithë mandatit, që lidhet me rritjen mujore të pensioneve të prezantuar më herët nga kreu i qeverisë.

 

“Falë mbështetjes së palëkundur të shumicës së shqiptarëve që na dhanë mundësinë të ndërtojmë një prjekt afatgjatë për Shqipërinë në BE. Ne kemi vendosur, angazhuar në dispozicion të pensionistëve 1.7 miliardë euro plus që do të disbursohen gjatë mandatit tonë të katërt, duke filluar nga janari i vitit që vjen, dhe çdo vit do të financohet dyfishi i vitit të mëparshëm. Çfarë do të marrin pensionistët në 2026, o të dyfishohet në 2027, do trefishohet në 2028, do katërfishohet në 2029 dhe do të pesëfishohet në 2030-ën. Do të arrijmë objektivin që pensionin mesatar të plotë në zonat urbane ta kemi 400 euro, dhe pensionin minimal në zonën rurale ta kemi 180 euro.

 

Sforco e madhe financiare por që më në fund mund ta bëjmë pasi jo vetëm është diçka që e kemi synuar dhe dëshiruar dhe është plotësisht e merituar për pjesën më të delikate të shoqërisë që janë gjyshërit tanë, por mund ta bëjmë pa cenuar pjesën tjetër rritjen ekonomike, të ardhurat që duhet të vendosim për të gjithë ato aspekte të jetës së përbashkët qëe lidhen më fëmijën, gjeneratën e re, shkollat e ë gjitha institucionet e përkujdesjes. Më vjen mirë që në buxhetin e vitit që po troket, që nga janari, paga minimale për të gjithë shqiptarët që jetojnë me punëe dhe që sot e kanë 400 euro.”, tha Rama.

 

Burimi: Shqiptarja


Më të lexuarat